Një shtëpi një katëshe në zonën e mbi-Shkozës ku jetojnë 4 persona rrezikon shembjen si pasojë e rrëshkitjes së shpatit të kodrës ku objekti është ndërtuar.

E zonja e shtëpisë thotë se i është drejtuar bashkisë që ditën e martë por askush nuk ka ardhë për të parë situatën në terren.

Ndërkohë shembja e dherave rrezikon edhe një tjetër banesë një katëshe poshtë shpatit të kodrës si dhe të lërë pa rrugë një numër të madh familjesh të vendosura aty pas viteve 90’.

Sic shihet edhe në pamje të carat në tokë përvijojnë edhe në bazamentin rreth shtëpisë madje duken qartazi edhe në një nga kollonat mbajtëse të objektit njëkatësh.

Familja me origjine nga Gramshi ka më shumë se 10 vite që është vendosur në zonen e mbishkozës ku dhe ka ndërtuar me shumë mund shtëpinë një katëshe në shpatin e kodrës të cilën e ka në proces legalizimi. E zonja e shtëpisë thotë se menjëherë pas shenjave të para të rrëshkitjes së tokës i është drejtuar institucioneve përkatëse për ndihmë por ende nuk është marrë asnjë masë.

Objekti ndodhet rreth 1.5 kilometra largësi nga rrethrrotullimi i Shkozës në në zonën informale të njohur si lagjia e dibranëve ku mungon totalisht infrastruktura rrugore dhe me shumë vështirësi arrijnë të hyjnë automjetet e vogla.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: