Nga: AURORA GOLEMI*TIRANE-Banorët e zonës së nënstacionit të Shkozës në Tiranë prej vitesh jetojnë mes pisllëkut te ujerave te zeza të cilat nuk janë kanalizuar dhe derdhen direkt në rrugë. Era e pakëndshme nuk durohet sidomos këto ditë kur temperaturat kanë filluar te ngrihen.
Ujërat e zeza vërshojnë mesh shtëpive dhe jo rrallëherë futen edhe brenda tyre. Shkolla 9 -vjeçare “Androkli Kostallari” rrethohet prej ujërave te zeza. Kjo situatë përbën rrezik për infeksione dhe sëmundje si kolera, verdhëza apo dizanteria.

Banoret shprehen te indinjuar pasi kjo situate është prej 6 vitesh. Madje tregojnë edhe se uji i pijshëm vjen me ere me ngjyre dhe me krimba.

“Uji vjen i qelbur me mbeturina, ka ardhur me krimba”.
Me erë, me pislliqe me krejt mbeturina, uji kur vjen në fillim vjen i qelbur kur vjen 30 minuta para, as për të larë nuk bën. Për të gatuar? Ndonjëherë e blejmë kjo është situata nuk kemi nga ti marrim lekët ta blejmë”- shprehet një banor.
Kjo situate është denoncuar disa herë nga banorët ne zyrat e ujesjellës kanalizimeve. Në zonë kanë ardhur edhe specialistë, por asgjë nuk është bërë, ndersa banorevu iu eshte thene :
Sink Banoret per UKT
“Kjo ka shpenzime do fadromë, kur këmbengula shumë sollen dy punëtor me lopata me bicikletë. Ca të benin ata?”
“Paguaje botin, hape privatish, privatisht e kam marrë.”

Komuniteti thonë se nuk do të votojnë këtë 21 qershor derisa halli i tyre të zgjidhet madje kërcënojnë se nuk do ti dërgojnë fëmijët me në shkollën 9-vjeçare Androkli Kostallari ku studiojnë 500 nxënës
“Nëse nuk vijnë të na rregullojnë ujërat nuk dal nga dera, kjo është vrasje “- shprehet një banor.
Ndërkaq zëdhënësi i UKT zoti Ilir Hoxha shprehet se këta banorë pinë ujë me parametra normal që vjen nga rrjeti i ujësjellësit ndërsa thotë se problemin e kanë depozitat e ujit. Ai shton se në këtë zonë parashikohen investime për ndërtimin e një rrjeti te ri te kanalizimeve këtë vit.
“Ne kemi bëre analizat kimike dhe bakterologjike te ujit të UKT që shkon ne Shkozë, uji ka dale me të gjitha standardet
Përgjegjësia është e qytetareve, e kam fjalën për depozitat
Tirana nuk ka ujë 24 orë njerëzit operojnë përmes sistemit të depozitave. Probabiliteti i ndotjes dhe aromës së keqe është shume i lartë.
Kjo zonë është pjesë e 8 projekteve madhore që do të bëhen këtë vit, bëhet fjalë për ndërtimin e rrjetit të ujësjellës kanalizimeve.” – u shpreh Hoxha.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: