Serie A ka hyrë në një fazë të rëndësishme të saj, teksa kampionati italian sa vjen e bëhet më interesant. Edhe pse gara për titullin kampion mund të konsiderohet e mbyllur pasi Napoli është shkëputur, lufta për Championsin dhe mbijetesën është e zjarrtë.

Në fushë shumë yje të Serie A po bëjnë mirë, ndërsa jashtë saj është një gazetare e cila po shkëlqen. Bëhet fjalë për gazetaren e Sport Mediaset, Marialuisa Jacobelli. Jacobelli ka postuar disa imazhe dhe reagimi i fansave nuk ka munguar.

“I bën mirë shpirtit”, ka shkruar ajo krahas fotografive të shkrepura në Romë. Postimi ka marrë mbi 26 mijë pëlqime dhe shumë komente, shumica prej tyre pozitive.

Bukuroshja italiane është përfolur para pak kohësh për një marrëdhënie romantike me yllin e PSG, Kylian Mbappe, por kjo histori nuk është vërtetuar asnjëherë nëse është trillim apo …e vërtetë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb