Pasi Policia e Shtetit refuzoi kërkesën e Sali Berishës për mbajtjen e protestës në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ më 6 dhjetor, ditën kur do të mbahet Samiti BE- Ballkani Perëndimor, Bashkia e Tiranës i propozon PD që protestën ta zhvillojë në sheshin ‘Skëndërbej’.

Në përgjigjen e saj, Bashkia e Tiranës thotë se ‘për shkak të zhvillimit të samitit të BE, pjesa më e madhe e rrugëve në qytet do jenë në funksion të mbarëvajtjes së këtij samiti”. Për të mos cënuar të drejtën për tubime, ajo i propozon PD ta zhvillojë protestën pranë Sheshit Skënderbej.

Përgjigja nga Bashkia e Tiranës:

Në përgjigje të kërkesës suaj protokolluar pranë Bashkisë Tiranë me nr. prot. 41516, dt. 23.11.2022, nëpërmjet së cilës kërkoni leje për vendosjen e një foltoreje në kuadrin e organizimit të një tubimi protesë në bulevardin Dëshmorët e Kombitt, nga ora 12:00 deri në orën 16:00, si dhe bazuar në shkresën e bërë publike të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë me nr. E-431prot., dt. 24.11.2022, ku shprehet ndalimi organizimit të ketij tubimi për shkak se bie në kundërshtim me perimetrin e sigurisë të cituar në shkresën përkatëse, ju bëjmë me dije se kërkesa juaj nuk mund të miratohet.

Bashkia Tiranë, si njësi e vetëqeverisjes vendore, në territorin e së cilës do organizohet samiti Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor është e angazhuar me organizimin e këtij Samiti, sipas fushës së funksioneve që ajo mbulon.

Për sa më sipër, Bashkia Tiranë e ka të pamundur t’iu pajisë me një leje për zënien e hapësirës publike për zhvillimin e tubimit që ju kërkoni të zhvilloni në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Duke qenë se për shkak të zhvillimit të samitit të Bashkimit Evropian në qytetin e Tiranës, pjesa më e madhe e rrugëve në qytet do jenë në funksion të mbarëvajtjes së këtij samiti, duke mos cënuar të drejtën tuaj për tubime, ju propozojmë zhvillimin e tij pranë Sheshit Skënderbej.

Për sa me sipër, nëse jeni dakord me këtë propozim, na bëni sa me shpejt me dije, që Bashkia Tiranë të vijoj me lëshimin e lejes përkatëse për zhvillimin e këtij tubimi.

4f1a8385 2aa5 4527 Bd6e D517ca032292
4f1a8385 2aa5 4527 Bd6e D517ca032292

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb