Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka reaguar në lidhje me akuzat e ngritura nga një mediaje austriake, se presidenti i Republikës dhe bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi, kishin paguar 700 mijë dollarë për të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të presidentit Donald Trump. bëhet fjalë për ngjarjen e ndodhur në janar të vitit 2017.

Kryemadhi në një intervistë për Syri.net, pretendoi se artikulli i ‘Kronen Zeitung’ është i rremë. Siipas kryetares së LSI, një artikull i tillë është i sponsorizuar nga persona të cilët në vijimësi i ka akuzuar se kanë lidhje me aferën e invceneratorëve, të cilët sipas saj tashmë jetojnë në Vjenë. Bëhet fjalë për Stela Gugallja dhe Mirel Mërtiri.

“Është një fletushkë. Që nuk merr përsipër as të vendosë emrin e artikullshkruesit. ‘Grupi i Vjenës’, ku Stela Gugallja, Mirel Mërtiri, grupi i inceneratorëve që jetojnë në Vjenë, paguajnë para të shtrenjta për qiratë. Të subvencionuara dhe të nxitura nga zyra e kryeministrit Edi Rama. Në grahmat e fundit të një sulmi që mund të ndodhë së shpejti sepse dosja e inceneratorëve po pasurohet…”, u shpreh Kryemadhi.

Kryetarja e LSI ka përmendur edhe kryeministrin Edi Rama, duke thënë se me paralajmëriimin se do të verifkojë jetën e luksit për shqiptarët, sipas saj harron që shumica vishen me rroba të përdorura. Ajo shtopi se kryeministri bën mirë që me paratë me të cilat paguan artikuj kundër saj dhe Iilir Metës, t’i japë ndonjë socialisti i cilii nuk është i punësuar dhe ka nevojë për to.

“Unë vazhdoj t’i bëj thirrje përsëri grupit të Vjenës që të vazhdojë të kërkojnë sepse do të bëjë shumë mirë se mjaftojnë të kthejnë në lojë Monikën akoma më shumë. Çdo ditë që ne flasim, çështja e inceneratorëve do të pasurohet me dokumente të tjera me firmë dhe me vulë. Pse e them këtë? E them këtë për shkakun se çështja e inceneratorëve, sado që Rama të bërtasë, e dëgjuat sot besoj kryeministrin që bërtiste që do të verifikonte jetën e luksit të shqiptarëve që kanë paga minimale. Harron Rama që shqiptarët sot pjesa më e madhe e tyre vishen me rroba të përdorura, është një nga bizneset më të zhvilluara, më shumë se buka që hanë shqiptarët.

Dhe tjetra, unë po i bëj thirrje përsëri, është një çift nga Rubiku që kompania e inceneratorëve i ka dhënë 9 milionë dollarë në 1 vit me paratë e koncesioneve, me paratë e shqiptarëve, ku vetëm evazioni fiskal është 1.8 milionë dollarë, për të thonë që të gjitha kompanitë e Stela Gugallja dhe Klodin Zotos është 25 milionë euro. Ky është evazioni fiskal, kjo është paraja e shqiptarëve me të cilat paguhen shkrime nëpër këto fletushkat e mediave të ndryshme. Nuk ka asnjë lloj problemi, përkundrazi bëhemi të famshëm kudo që jemi. I them zotit Rama, ato para që paguan për shkrimet kundër Monika Kryemadhit dhe Ilir Metës do të ishte shumë më mirë t’ia jepte ndonjë socialisti të papunë të cilëve u ka dalë shpirti duke mbledhur vota për grupin e inceneratorëve të Edi Ramës”, është shprehur Kryemadhi.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb