Autorë të rinj të letërsisë shqipe kanë dialoguar sot në Qendrën e Librit për problematikat që hasin në fushën e botimit dhe promovimit të veprës së tyre.

Suad Arilla, Flogerta Krypi, Liridon Mulaj, Andreas Dushi kanë marrë pjesë në nje takim-dialog për librin pranë QKLL-së.

Por ndërsa autorët janë të rinj, problemet janë të vjetra. Mungesa e krittikës letrare, vështirësia në botime, mungesa e promovimeve dhe e klube letrare që gjallonin në emër të letërsisë dhe për hir të saj u panë si probleme.

Dretoresha e Qendrës së librit, pas krijimit të një fondi letrar për të rinjtë, foli për nisma të tjera, duke nënvizuar nevojën për një këshill të të rinjve pranë Qendrës dhe riaktivizimin e klubeve letrare në rrethe.

Bardhyli theksoi se vizioni i qendrës ka të bëjë me të rinjtë dhe promovimin e tyre.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb