Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pasi shkrimtari austriak Peter Handke ka fituar çmimin Nobel për Letërsi.

Berisha shkruan se Handke është monstër i racizmit, kurse shton se ai është një adhurues i kasapit të Ballkanit Mollosheviçit. Berisha shkruan më tej se i bën thirrje Komitetit të Çmimit Nobel që të shqyrtojë vendimin.

Postimi i Sali Berishës:

Nje monster e racismit Peter Handke, adhurues i kasapit te Ballkanit mohues i genocidit serb ne Bosnje dhe Kosove, nje Knut Hamsun i Ballkanit laurohet me çmimin Nobel. Kjo eshte nje fyerje e rende per qindra mijra viktima te genocidit te xhelateve Millosheviç, Karaxhixh, Mlladiç. Iu bej thirrje autoriteteve te Komitetit te Çmimit Nobel te rishqyrtoje vendimin e tij. sb

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb