TIRANE

Shkrimtari Zija Çela i ftuar në emisonin A-Krasta në News 24, ka komentuar qeverinë e kryesuar nga kryeministri, Edi Rama. Në fjalën e tij, shkrimtari Çela tha se kryeministri Rama po qeveris vendin me 100 ujqër që nuk i hy në sy mishi i deles, por ngopën me atë të popullit fukara.

“Problem është kryeministri. Ky është problemi i sotshëm.

Ka qenë një kohë që zoti Rama sapo ishte bërë kryebashkiak dhe ishte bërë një përmbytje. U mbytën 100 dele.

Opozita e atëhershme kërkoi dorëheqjen.  Kam kaluar shumë vite me zotin Rama, me karrierën politike si kryeministër dhe më duket se zoti Rama po e qeveris vendin me 100 ujqër që nuk i hy në sy mishi i deles, por ngopen me mishin e popullit fukara. Skamja ka përhapur më tej pakënaqësi.”-u shpreh ai.

(Balkan Web)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: