Në emisionin ‘Kjo Javë” me gazetaren Nisida Tufa, shkrimtari Preç Zogaj foli për librin e tij “Bija e vjetër e nënës së re”

Ai u shpreh se novelën e re e ka sjellë në formën e prozës, duke treguar se tema vjen për nënën përmes subjektit në prozë.

“E vërteta e novelës time është miksim , një libër nostalgjie, malli një tragjedi po ashtu dhe atmosfera që e krijon këtë tragjedi që lidhet me absurditetin e kohës së komunizmit, që lidhet me zakone shekullore”, tha ai.

Gjithashtu gjatë bisedës në studio ai tha se novela e re e tij ka një subjekt të veçantë dhe origjinal.

“Deri tani kam spikatur më shumë si poet, por e dua edhe prozën. E zgjodha një libër në prozë për t’ja dhënë një lexuesi”, tha ai.

Ndërsa foli për kritikat, Zogaj u shpreh se i analizon këto kritika dhe se kur është kritikë letrare e merr pozitivisht.

“Figura e nënës vjen në figurën e prozë. Jam poet që kam shkruar shumë për nënën. Në të gjithë librat e mi kam deri në 5 poezi për nënën,. E kam marrë këtë epitet si “poet i nënës”. Kam botuar shumë libra në karrierën time të gjatë letrare. Ky është ndër të parët që është pëlqyer nga kushdo që e ka marrë. E kanë gjetur shumë të veçantë. Nga lexuesit dhe nga autorët tjerë, lesuesit po shtohen. Edhe në Panair kishte interes. Propagandën më të madhe të këtij libri e kanë bërë ata që e kanë lexuar.

Është një subjekt në prozë që përthithet më shpejt. Ka ndryshuar marrëdhënia e lexuesit me librin në tërësi. E përzgjedh nga librat e mi që t’ia jap një lexuesi që ta lexojë pa u trembur nga volumi. Besoj se e kam shkruar shumë mirë, asi i rikthehem shumë shpesh. Në prozë ka gjithmonë diçka për tu rregulluar. Sa herë i kthehesh subjektit, aq më mirë bën. Ne nuk kemi luksin që t’i kushtojmë 3-4 për të shkruar”, është shprehur Zogaj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: