Inter dhe Juve përgatiten për betejën e fundit në merkaton e transferimeve, kjo është java e fundit ku mund të vihet në jetë një nga shkëmbimet më të bujshme në futbollin italian. Sipas “La Gazzetta dello Sport”, një telefonatë ndërmjet drejtuesve të dy klubeve, Marotta dhe Paratici, ka bërë që mes palëve të “shkrihen akujt” dhe të ndizet edhe një herë diskutimin për një shkëmbim ndërmjet Icardit dhe Dybalas.

Dybala Icardi Inter Juventus Aprile 2018 1280x720
Dybala Icardi Inter Juventus Aprile 2018 1280×720

Nuk është një sekret që Inter pëlqen shumë Dybalan, nuk është një sekret as fakti që Juventus kërkon një numër 9-të, Icardi mbetet i preferuari. Inter kërkon që të shes me çdo kusht argjentinasin, tek Juvenus mund ta dërgojnë vetëm duke përfshirë në tratativa Dybalan, një lëvizje kjo e cila nuk do të sillte pakënaqësi tek tifozët.

Dybala Icardi
Dybala Icardi

Juventus nuk është dakord me këtë ide, nuk dëshiron të përfshijë në negociata Dybala, por janë të gatshëm të investojnë 35 milion euro plus kartonin e Mandzukic, i cili nuk bën me pjesë në planet e klubit. Pavarësisht se palët duken të ndarë në këtë pikë, e rëndësishme për momentin është se Inter dhe Juve kanë nisur të flasin ndërmjet tyre për merkaton, më në fund u hap një derë të cilën askush nuk dëshiron ta mbyll.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb