Trupat e pajetë të një alpinisti dhe kameramanit të cilët ndodheshin në Himalaje për një dokumentar u zbuluan 16 vite pas zhdukjes së tyre.

Alex Lowe 40 vjec dhe David Bridges, 29 vjec u zhdukën gjatë një ekspedite në vitin 1999, në Shishapangma të Tibetit.

Kanë qenë dy alpinistë të tjerë që kanë gjetur mbetjet e trupave pas shkrirjes së akullit në majën e malit, një prej 14 majave më të larta të botës.

Alpinistët vërejtën rrobat dhe plaçkat e kufomave dhe Conrad Anker, një tjetër alpinist u shpreh si ata ishin dy miqtë e tij të zhdukur para 16 vitesh.

Anker i mbijetoi stuhisë ku humbën Loëe e Bridges, dhe në vitin 2001 u martua me të venë e Lowe, Jenni Loëe-Anker.

“Alex dhe David u zhdukën në një mot të ftohtë. 16 vite më pas mësojmë se trupat u gjetën, falë Zotit, tani do të kenë një varr, shprehet Jenni.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: