Publicisti Ardian Vehbiu është shprehur kundër shkrirjes së Akademisë së Studimeve Albanologjike.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, Vehbiu ka shprehur solidaritet të plotë me miqtë dhe kolegët e ASA-s, që luftojnë për pavarësinë e institucionit të tyre dhe transparencë ligjore për statusin e këtij institucioni.
Sakaq më tej shkruan se ‘tensionet e tanishme dhe fryma e pasigurisë dëmtojnë drejtpërdrejt rendimentin e punës kërkimore-shkencore dhe motivet e çdo punonjësi të ASA-s për t’i shërbyer dijes dhe publikut.’
Postimi i plotë:
Solidaritet të plotë me miqtë dhe kolegët e ASA-s, që luftojnë për pavarësinë e institucionit të tyre dhe transparencë ligjore për statusin e këtij institucioni në raport me institucione të tjera.
Tensionet e tanishme dhe fryma e pasigurisë dëmtojnë drejtpërdrejt rendimentin e punës kërkimore-shkencore dhe motivet e çdo punonjësi të ASA-s për t’i shërbyer dijes dhe publikut.
Ruajtja dhe mirëmbajtja sistematike e traditës aq të vyer të studimeve albanologjike në Shqipëri meriton përparësi, ndaj arsyeve dhe interesave me natyrë kryesisht burokratike.
Uroj që kjo situatë të gjejë një zgjidhje të shpejtë, të tillë që të favorizojë mirëqenien personale dhe intelektuale të kolegëve të mi studiues.