Luftimet e ashpra janë përkthyer në fitore të vogla për rusët. Ata kanë mundur të marrin kontrollin e disa qyteteve në kufij, e shumë të tjera, janë ende duke rezistuar.

Krimeja, në fakt një qytet që është aneksuar nga Rusia që prej vitit 2014, ka nisur të vendosë në hapësirat e saj postera pro ruse. Në fotot e publikuara nga mediat, shihen ushtarë rusë, të vendosur në postera dhe përbri portretit të tyre është vendosur shkronja “Z”, simbol i luftës ruse.

Kujtojmë se një ditë më parë, Rusia ka marrë kontrollin e centralit bërthamor më të madh në Evropë.

Kjo shihet nga vendet perëndimorë si një rrezik i shtuar dhe kërcënim i hapur ndaj popullsisë ukrainase, por jo vetëm.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb