DURRES

Dy makina janë djegur gjatë natës në qytetin bregdetar të Durrësit.

Gazetarja Klodjana Haxhiaj raporton për “BalkanWeb” se ngjarja ka ndodhur në afërsi të kryqëzimit të rrugës së stadiumit, ndërsa mjetet e parkuara që janë përfshirë nga flakët janë tip ‘Benz’ më targa AA 432 PL dhe AA 581 JJ.

Nga djegia e makinave nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale. Policia dyshon se zjarrvënia është e qëllimshme.

Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe motiveve të ngjarjes.

B6b54510 Fdc8 4c2b Bcdb B0340fbaaa53

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb