ULËZ
Gjatë mbrëmjes së djeshme janë shkrumbuar dy makina në pronësi të kryetares së Partisë Demokratike, Gjelina Kalthi në Ulëz, e cila është njëkohësisht është administratore e kësaj njësie.
Makinat e djegura ishin të parkuara pranë banesës së saj.
Ndërkohë ende nuk dihen shkaqet, ndërsa dyshohet të jetë e qëllimshme. Policia dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave.