Dy barake që iu përkasin shtetasve të komunitet rom janë shkrumbuar nga zjarri mesditën e sotme, në Gjirokastër.

Gazetarja Brikena Metaj sjell pamje në “BalkanWeb”, ndërsa thekson se shkak i zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike në frigoriferin e njërës prej tyre.

Fatmirësisht në momentin e zjarrit nuk ka pasur njerëz brenda. Barakat u shkatërruan plotësisht, ndërsa ndërhyrja e forcave zjarrfikëse parandaloi përhapjen e flakëve edhe në barakat e tjera të ndërtuara në dalje të qytetit, pranë vendit të quajtur “Postblloku”, lagjja “Punëtori”.

  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb