Përfshihet nga flakët një banesë në Fushë-Krujë. Ngjarja ka ndodhi në lagjen Bakushe Visha. Gazetari Julian Shota raporton për “BalkanWeb” se banesa ishte në pronësi të 80-vjeçares, e cila fatmirësisht i ka shpëtuar flakëve.

Mësohet se ajo jetonte e vetme në këtë banesë. Kanë qenë fqinjët e saj ata që kanë parë se banesa e të moshuarës po digjen, ndërsa kanë njoftuar policinë dhe zjarrfikësen.

Shota bënë me dije se fatmirësisht e moshuara është në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa ka mbetur në qiell të hapur pasi banesa është shkrumbuar totalisht. Deri më tani nuk dihen shkaqet e zjarrit.

NJOFTIMI I POLICISE
Më datë 03.03.2021, në orën 07:20, në Fushë Krujë, dyshohet si pasojë e një shkëndije elektrike ka rënë zjarr në banesën e shtetases M. S., rreth 80 vjeçe, nga e cila ka vetëm dëme materiale. Shtetësja M. S., ndodhet në gjëndje të mirë shëndetësore.

Shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikësve ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e zjarrit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të zjarrit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb