GJERMANI- Shkrumbohet banesa në Gjermani, shpëton mrekullisht familja kosovare me 17 anëtarë.

Ngjarja e rëndë ndodhi orët e para të mëngjesit të së hënës në Siebet-Attena-Straße në Esens. Mediat gjermane raportojnë se nga zjarri janë plagosur 13 anëtarë, 8 prej tyre fëmijë. Albinfo.ch përcjell se kishte qenë një prej familjarëve, një 51-vjçare ajo që kishte lajmëruar zjarrfikësen, e cila kishte ndërhyrë nga çatia për të shuar zjarrin.

Raportohet se banesa tashmë është e dëmtuar rëndë dhe aktualisht është e pabanueshme, ndërsa shkaku i zjarrit nuk dihet ende. Familja nga Kosova jeton në këtë qytet për më shumë se 20 vite.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: