PERRENJAS-Një banesë është përfshirë nga zjarri mbrëmjen e sotme në Rrajcë të Prrenajsit.

Mësohet se banesa në pronësi të Musa Bogdanit është djegur plotësisht, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e zjarrfikëses.

Gazetari Shkëlzen Henkoja raporton për “BalkanWeb” se nga zjarri janë rrezikuar edhe disa banesa aty pranë.

Në banesë jetonin 6 anëtarë të një familje të cilët kanë mbetur në qiell të hapur. Nuk dihen  ende shkaqet dhe motivet e zjarrit.

(d.d/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: