Një mkainë tip “BMW”, me targa AA 372 ZR, ka shpërthyer në flakë, në Vlorë, duke u shkatërruar në pjesën e përparme.

Gazetari Enrik Mehmeti sjell foto në “BalkanWeb”, ku shihet se mjeti në pronësi të shtetases Brikena Banushi ka pësuar dëmtime të shumta.

Sipas policisë, makina ka marrë flakë, teksa ka qenë e parkuar. Ndërsa, gazetari Mehmeti thekson se dyshohet për djegie të qëllimshme.

Njoftimi i policisë:

Gjatë orëve të para të mëngjesit, në lagjen “10 Korriku” Vlorë, pranë ish-shkollës së marinës, ka marrë flakë automjeti i parkuar tip BMW në pronësi të shtetases B.B, i cili është dëmtuar pjesërisht në pjesën e përparme. Po punohet për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

A72309bc F005 4eca 98eb E5350dacebdc
A72309bc F005 4eca 98eb E5350dacebdc

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: