Një fugon është përfshirë nga flakët e zjarrit në rrugën e Kombit, segmenti Milot-Morinë.

Gazetari Elidon Ndreka raporton se mjeti ishte i ngarkuar me vegla muzikore dhe drejtuesi ka arritur të dalë pa marrë lëndime sapo ka konstatuar flakët.

Ende nuk dihen shkaqet e këtij zjarri që shkrumboi plotësisht fugonin, ndërsa zjarrfikësit dhe policia kanë nisur hetimet.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb