Një banesë është shkrumbuar gjatë natës në Pukë. Ngjarja ndodhi në lagjen ‘Laçaj’ të këtij qyteti.

“BalkanWeb” mëson se banesa, në pronësi të Gazmend Laçit, është përfshirë e gjithë nga flakët dhe për pasojë është djegur totalisht për 30 minuta. Fatmirësisht nga flakët nuk ka pasur persona të lënduar.

Po ashtu ka dyshime se shkak i zjarrit të jetë bërë një luhatje e energjisë elektrike.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: