Një makinë është djegur pothuajse plotësisht, gjatë natës së kaluar, në Sarandë.

Gazetarja Shpresa Dine sjell pamje në redaksinë e “BalkanWeb”, ndërsa raporton se mjeti tip “Benz”, me targë SR 6605 B, ndodhej i parkuar përpara një biznesi, në fshatin Gjashtë të Sarandës, kur ka shpërthyer në flakë.

Nuk dihen ende shkaqet ë djegies së mjetit, por policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton për të zbardhur të vërtetën.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb