Një lokal dhe një automjet në Tiranë janë përfshirë nga flakët. Ngjarjet në fjalë kanë ndodhur në kohë të ndryshme.

Mësohet se rreth orës 02:45, në rrugën “Mine Peza”, në katin e dytë të një pallati, ka rënë zjarr në ambientet e brendshme të një lokali, i cili ka qenë i mbyllur dhe falë ndërhyrjes së shpejtë të ekspertëve të PMNZSH-së, është bërë e mundur fikja e zjarrit, ku ka vetëm dëme materiale. Po ashtu deme materiale ka pasur edhe ne apartamentin siper lokalit. Nga hetimet e deritanishme, ka dyshime se bëhet fjalë për një ngjarje aksidentale.

Ndërkohë, pak para mesnate, në Kamëz, në rrugën “Fan Noli”, si pasojë e një shkëndije elektrike në oborrin e banesës së shtetasit A.Z., është djegur mjeti i parkuar në pronësi të shtetasit A.B., ku ka vetëm deme materiale.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: