Një automjet është djegur gjatë natës së kaluar, në fshatin Fushë-Derven të Fushë Krujës.

Automjeti është në pronësi të kryeplakut të fshatit, Preng Gjokeja, dhe është shkrumbuar plotësisht, teksa ishte i parkuar në oborrin e banesës së tij.

Zjarri është konstatuar nga fqinjët e kryeplakut, të cilët kanë njoftuar policinë, pasi në banesë nuk ndodhej asnjë nga familjarët. Sipas policisë, shkak i djegies së mjetit mund të jetë ndonjë defekt në sistemin elektrik, por nuk përjashtohet mundësia për zjarrvënie të qëllimshme.

Krujë/Informacion paraprak

Më datë 26.06.2020, rreth orës 01:50, në fshatin Derven, Krujë, është djegur mjeti tip “Benz” në pronësi të shtetasit P.Gj., të cilën e kishte parkuar në afërsi të banesës së tij.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb