Një makinë është djegur sot në Tiranë.

Ngjarja ndodhi në Unazë të Re, në rrugën “Teodor Keko”. Burime zyrtare bënë me dije se ka marrë flakë dhe është djegur plotësisht, mjeti i parkuar në pronësi të shtetasit me inicialet E. B.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: