Spitali “Hellenic” në Valoukli të Stambollit është përfshirë nga flakët dhe është evakuuar. Gjithsej 104 pacientë dhe të moshuar u evakuuan në mënyrë të sigurt nga zjarri që u vu nën kontroll vetëm pas disa orësh luftë me flakët nga ana e zjarrfikësve.

Siç raportojnë mediat, zjarri mund të jetë shkaktuar nga një problem me sistemin elektrik të spitalit.

 

Fillimisht flakët kanë nisur në repartin e kujdesit për të moshuarit dhe është përhapur në katet e tjera të godinës.

Sapo është vënë re zjarri, pacientët janë larguar nga flakët me çdo mjet të nevojshëm dhe me ndihmën e stafit dhe ekipit të emergjencave janë dërguar në spitalet e afërta.

Guvernatori i Stambollit, Ali Gerlikaya nga vendngjarja tha për mediat: “Nuk ka të lënduar apo humbje jetësh, ende nuk e dimë shkakun e zjarrit”.

Siç sqaroi ai, spitali kishte 62 të moshuar dhe 42 pacientë, ndërsa shprehu angazhimin për rinovimin e objektit siç ka qenë në gjendjen fillestare.

Në vendngjarje ka shkuar edhe kryetari i Bashkisë së Stambollit, Ekrem Imamoglu, i cili tha për mediat se zjarri ka nisur nga çatia në pjesën veriore.

“Fakti që kishte pjesë të vjetra druri e përshpejtoi zjarrin në pjesën e çatisë”, shtoi ai.

Spitali grek i Valouklit, i cili i shërben diasporës greke në Stamboll u themelua në vitin 1753.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: