KRUJË

Një makinë është shkrumbuar nga zjarri në Krujë. Ngjarja ka ndodhur pas mesnatës, ku sipas policisë, është djegur mjet tip “Golf”, në pronësi të 24-vjeçarit S. Sh.

Policia njofton se si pasojë e zjarrit ka marrë flakë dhe një kioskë që ndodhej në afërsi të mjetit, nga e cila ka vetëm dëme materiale.

Krujë/Informacion paraprak

Më datë 18.07.2021, rreth orës 01:20, në Krujë, ka rënë zjarr dhe është djegur mjeti tip “Golf”, në pronësi të shtetasit S. Sh., 24 vjeç, banues në Krujë. Si pasojë e zjarrit ka marë flakë dhe një kioskë që ndodhej në afërsi të mjetit, nga e cila ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të zjarrit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb