Një makinë e llojit “BMW Ml” është shkrumbuar nga flakët, këtë pasdite, në qytetin e Vlorës.

Gazetari Enrik Mehmeti sjell pamje të mjetit të djegur në redaksinë e “BalkanWeb”, ndërsa thekson se makina ka qenë e parkuar, kur ka shpërthyer në flakë.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “28 Nëntori”, ndërsa policia dhe zjarrfikësja kanë mbërritur në vendngjarje për të shuar flakët dhe zbardhur të vërtetën. Momentalisht dyshohet se mjeti ka marrë flakë nga një shkëndijë elektrike.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: