TIRANË

Një automjet është shkrumbuar plotësisht pasi ka marrë flakë në ecje në autostradën Tiranë-Elbasan.

Në videon e siguruar nga “BalkanWeb” shihet ndërhyrja e zjarrfikësve për të shuar zjarrin që ka përfshirë totalisht mjetin.

Sipas policisë, në Kodër Ibë, si pasojë e një defekti teknik ka marrë flakë në lëvizje një mjet “Renault”. Fatmirësisht shoferi ka arritur të dalë dhe ka vetëm dëme materiale.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb