Një shtëpi është shkrumbuar totalisht në fshatin Kalivaç të Pogradecit.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, rreth orës 01:20, ndërsa familja që jetonte në të ka arritur të shpëtojë mrekullisht.

Dëmet e shkaktuara nga zjarri janë të mëdha ndërsa bëhet e ditur se shkak i zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike.

Familja me 5 anëtarë tashmë ndodhet në qiell të hapur strehuar nga të afërmit e tjerë në fshat.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb