Një pallat 7 katësh është përfshirë nga flakët në Romë, ku për pasojë ka humbur jetën një person dhe janë plagosur 17 të tjerë. Dy prej të lënduarve janë në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa viktima është një djalë 20-vjeçar.

Dyshohet se shkak i flakëve është bërë një makinë elektrike e parkuar poshtë ndërtesës.

Ndërtesa ndërkohë është shkatërruar plotësisht, me flakët që pasi përpinë katin e dytë u ndihmuan nga fletët plastike të shtrira midis skelave për të shkrumbuar të shtatë katet e godinës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb