Një zjarr i papritur ka përfshirë një parcelë me rrush në zonën e ish/pjeshkores,në lagjen “Uznovë” në Berat.

Zjarri është regjistruar rrrth orës 16:45 në parcelën e shtetasit Y.K,që ishte e mbjellë e gjitha me fidanë hardhi rrushi.

Flakët kanë përparuar me shpejtësi, të favorizuars edhe nga era, dhe në momentin e mbërritjes së zjarrëfikëseve që janë përpjekur t’i shuajnë, parcela është shkrumbuar e gjitha. Në vendngjarje nuk kanë shkuar vetëm forcat e Repartit Zjarrëfikës por edhe forcat e policisë,që do të kryejnë edhe hetimet e nevojshme,për të zbuluar shkaqet e vërteta të rënies së zjarrit. Rreth 1 dylym me fidanë hardhi rrushi në këtë parcelë janë shkrumbuar totalisht,ndërkohë që paraprakisht mendohet për një zjarrëvënie të qëllimshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb