SHBA

Zjarret në Kaliforni kanë shkaktuar deri tani 42 të vdekur dhe rreth 200 të zhdukur dhe dëme të mëdha material. Nuk i ka shpëtuar kësaj katastrofe në Kaliforni as vila e Valbona Çobas, Mis Fotozhenia dhe e treta në Mis Albania në vitin 1992.

Në një postim në Facebook, nëna e saj ka treguar tmerrin që kanë përjetuar, kur u shkatërrua gjithçka, “ndërkohë që fëmijët nuk mundën të merrnin dot asnjë lodër me vete” thotë ajo.
“Vetëm mbrëmë, kjo ishte shtëpia e vajzës sime të shtrenjtë Valbona Coba që gumëzhinte nga të qeshurat, lojrat e tre engjëjve të saj, tre perëndive të mia.

Ishte një fatkeqesi natyre në të gjitha dimensionet.Të gjithë qane, Valbona ishte me e tronditura…po digjej një shtëpi e tërë, vite të tëra të saj si nënë, gjëra të dashura private, kujtime. Ajo që duhej të qante e fundit isha une…qava,e lashë veten me dëshirë të ndihej aq keq, sa ishte realiteti. E rëndësishme është…të gjithë janë mire!” e mbyll komentin nëna e Valbona Cobës në Facebook.

(da.xha/BalkanWeb)

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb