Zjarri i madh që përfshiu kodrat e fshatit Zambishtë në Rrogozhinë është shuar pas tre ditëve përpjekje dhe pune në një terren mjaft të vështirë.

Shërbimet e zjarrfikses së Rrogozhinës të ndihmuara nga kolegët e tyre nga Kavaja dhe Peqini, grupet e emergjencave në Bashkisë e Rrogozhinës dhe banorë të zonës luftuan me flakët për më shumë se 72 orë ndërsa u desh ndërhyrja me helikopter nga ajri për shuarjen e plotë të zjarrit.

Pasojat e zjarri ishin të mëdha pasi u dogjën mbi 70 hektarë me ullishte, pisha dhe shkurre.

Gazetari Kelment Baçi ka siguruar për “Balkanweb” edhe momentin e ndërhyrjes së helikopterit të dërguar nga Drejtoria e Emergjencave civile.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: