Në futboll zyrtarisht njihen pak ndeshjet e toleruara, “biskota” siç e quajnë italianët të cilët ia bashkuan këtë term këtij sporti pas ndeshjes së famshme nordike në “Euro 2004” (Danimarka dhe Suedia barazuan 2-2 në takimin e fundit në fazën në grupe duke eliminuar “axurrët”), por që në një kompeticion madhor nuk qenka e vetmja. E njëta situata ka ndodhur në takimin mes Italisë dhe Uruguajt në Botërorin e organizuar në Meksikë më 1970-ën.
cm567-470x264
Për të zbuluar se çfarë qëndronte pas atij barazimi, mendon njëri nga protagonistët, Sandro Macola, i cili ishte pjesëmarrës me Italinë deri në fazën finale ku u mundën nga Brazili. Në një intervistë për “Corriere della Sera”, përveç takimit të trukuar, tregoi edhe shumë të fshehta të mëdha të jetës së tij.
sandro-mazzola-football-1926-470x325
“Biskota”
“Është e vërtetë, ne kemi trukuar ndeshjen me Uruguain, të vlefshme për fazën në grupe. Në takimin e parë, ne mundëm Suedinë 1- 0, ndërsa Uruguai bëri të njëjtën gjë me Izraelin. Në takimin e dytë me një barazim do të kualifikoheshin të dy ekipet dhe pak minuta përpara se të fillonte ndeshja më takoi në dhomat e zhveshjes kapiteni i Uruguait. ‘Hombre, hoy nosotros empatamos’ (Djalosh, sot ne do të barazojmë), më tha.

Unë lajmërova dhe shokët dhe vura re se të gjithë sikur u çliruan prej asaj që u tregova. I vetmi që refuzoi ishte Bertini, i cili ishte tipi i lojtarit që do të fitojë edhe në stërvitje. Sapo nisi ndeshja, ai vrapoi si i çmendur dhe me fjalë të tjera tërboi uruguaianët, të cilët më afroheshin për të më thënë: ‘Este hombre está loco!’ (Ky qenka i çmendur). Ndeshja mbaroi në barazim dhe dy ekipet kaluan për më tej duke ‘djegur’ kështu Suedinë”.
Sandro_Mazzola_1-470x629
Sherri me Moratin
“Jam zënë me Moratin prej Moxhit.

Rrëmbimi
“Tragjedia e Supergës (aksidenti ajror ku “Grande Torino”, njëra prej skuadrave më të forta të historisë të futbollit, u shua) ishte dyfish e dhimbshme për familjen time. Babai im humbi jetën, ndërsa e dashura e tij më mori dhe më besoi te disa miqtë e vet. Nuk e kam kuptuar kurrë atë gjest që bëri ajo.

Nuk e di nëse e bëri për pasurinë e tim ati apo se donte që të mbante pranë trashëgimtarin e tij. Mamaja ime, Emilia, u shokua dhe u kërkoi ndihmë karabinierëve dhe tifozëve të Torinos për të më gjetur. Jam kthyer në shtëpi pas një muaji. Në atë moment kuptova se kisha edhe një vëlla që quhej Ferruço”.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb