ITALI– Pa e verifikuar të drejtën e refugjatëve për azil, një anije italiane ka kthyer me gjasë për herë të parë refugjatët e gomoneve në Libi. Sipas IOM me këtë mund të jenë shkelur rregullat ndërkombëtare.

Mund të jetë një shkallëzim i ri në politikën kundër refugjatëve: Për herë të parë një anije italiane duket se ka kthyer refugjatët e shpëtuar në Mesdhe në Libi pa provuar të drejtën e tyre për azil. Organizata e Kombeve të Bashkuara për refugjatët, UNHCR, u shpreh në Twitter se informacionet do të verifikohen, shkruan “DW”.

“Libia nuk është një vend i sigurtë, aty shkelen rregullisht të drejtat e njeriut.” Krahas kësaj, kthimet masive pa verifikuar më parë mbrojtjen në bazë të së drejtës së drejtës të azilit shkelin rregullat ndërkombëtare.

Tek anija bëhet fjalë sipas gazetës italiane “La Republica” për “Asso 28!, që punon në një platformë nafte në detin Mesdhe. Një zëdhënës i Organizatës Ndërkombëtare të Migracionit, IOM u shpreh, se Asso 28 është nisur për në Libi. Të dhënat e tjera për 108 migrantët e shpëtuar janë të paqarta. Roja bregdetare italiane as nuk ka marrë pjesë në misionin e shpëtimit dhe as nuk e ka koordinuar atë.

Italia dhe Malta kanë mbyllur portet e tyre për anijet që shpëtojnë refugjatë në det. Sipas të dhënave të IOM është rritur numri i të mbyturve në det, Në korrik erdhën 1815 refugjatë në Itali, por u numëruan 157 të vdekur, si u shpreh zëdhënësi i IOM në Twitter. Ministri i Brendshëm italian, Matteo Salvini u shpreh në Facebook se “roja bregdetare libiane ka shpëtuar në orët e shkuara 611 migrantë dhe i ka kthyer, NGO protesotjnë dhe kontrabandistëve po iu mbyllet biznesi. Mirë, kështu do të vazhdojmë!”

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: