Një çift britanik udhëtuan drejt shtëpisë nga Franca, ku po bënin pushimet, por sapo arritën atje, zbuluan një emigrant ilegal 17 vjeç, që ishte fshehur në bagazhin e makinës së tyre.

Simon Fenton, 57 vjeç, e parkoi makinën e tij në Nejuburi të qytetit Berkshire, e aty e dëgjoi gruan e tij Sallyn, teksa bërtiste. Ajo pa fillimisht një këpucë, ndërsa më pas vërejti diçka që po lëvizte, shkruan media tabloide britanike “The Sun”.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Më pas, ata vërejtën se doli një djalë i ri, që fliste gjermanisht dhe në gjuhën holandeze. Çifti zbuluan më vonë se emigranti që ishte në makinë ishte një 17-vjeçar nga Egjipti.

Ata lajmëruan policinë, që e dërgoi djaloshin në kampin e refugjatëve.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: