Ndonëse shkuan për gjueti, diccka nuk ka ndodhur sicc duhej, pasi një prej tyre mbeti i plagosur aksidentalisht. Ngjarja ndodhi në Skrapar. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave përfunduan shtetasit me inicialet M. K., 66 vjeç, banues në Vërzhezhë, E. Ç., 36 vjeç si dhe J. Ç., 26 vjeç, banues në lagjen “30 Vjetori” të Beratit.
Arrestimi i tyre u bë pasi gjatë natës kanë qenë duke gjuajtur në mënyrë të paligjshme, në fshatin Vërzhezhë, Skrapar dhe dyshohet se gjatë gjuetisë është plagosur në dorë shtetasi J. Ç.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale “Plagosja e rëndë nga pakujdesia” dhe “Armëmbajtja pa leje”. Gjithashtu filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin S. M., 52 vjeç, banues në Skrapar, administrator i një firme në fshatin Prishtë.

Procedimi ndaj tij filloi pasi në firmën që administron është dëmtuar duke punuar shtetasi F. B., 39 vjeç, banues në Korçë, i cili rezultoi i pasiguruar dhe në shkelje të rregullave të sigurimit në punë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale “Punësim i paligjshëm”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: