Shkojnë për të kapur një person që kishte thyer masën e sigurisë, dhunohen dy oficerë të policisë së Sarandës. Ngjarja ndodhi pasditen e djeshme.

Oficerët e policisë kanë pikasur 23-vjeçarin Perikli Naci jashtë banesës së tij. Ndaj Gjykata e Gjirokastrës kishte vendosur masën e sigurisë “Arrest në shtepi” për “prodhim dhe shitje të lendeve narkotike”.

Mësohet se më 16 prill ai ishte kapur nga policia jashtë banesës, por serish Gjykata e Sarandës kishte vendosur masën “Arrest ne shtëpi”. Pasditen e djeshme i riu ishte pikasur sërish nga policia jashtë banese. Në tentativë për ta ndaluar, Naci sëbashku me shtetas të tjerë ka goditur punonjësit e policisë duke iu shkaktuar dëmtime fizike për të cilat kane marrë mjekim në spitalin “Petro Nako” të Sarandës.

Forca të shumta të policisë kanë shoqëruar të dyshuarin bashkë me disa persona të tjerë në Komisariatin e Sarandës ku po kryhen veprimet hetimore.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: