Dy të moshuara greke, 74 dhe 78 vjeç, kanë rrezikuar seriozisht jetën pas një trajtimi kozmetik që kanë bërë në Selanik. Mediat fqinje shkruajnë se zonjat pas trajtimit estetik që u është bërë, kanë marrë lëndime serioze në trup.

Gratë kanë rënë pre edhe e mashtrimit, duke paguar më shumë para sesa në të vërtetë kushtonte trajtimi, plot 87.820 euro.

Ndërkohë Prokuroria dhe strukturat për Krimet Financiare kanë nisur hetimet ndaj pronarit të kësaj qendre estetike dhe punonjëses që ka trajtuar zonjat dhe u kanë zhvatur paratë.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: