Analisti Armand Shkullaku, ‘Çim Peka LIVE’  është shprehur se kontrollet në banesat e gruas se Arben Ahmetajt dhe ish-bashkëshortes së tij, janë tërësisht politike.

Për Shkullakun, SPAK ka treguar se është një organ nën kontrollin e Edi Ramës.

“SPAK vepron me urdhër. Është totalisht një organ nën kontrollin e kryeministrit. Vihet në lëvizje sipas vullnetit të kryeministrit. E ndoqëm atëherë në asamblenë e PS, pse nuk futet në burg Meta, Berisha dhe u hapën atëherë 2-3 çështje me akuza qesharake për mua dhe kemi dhe rastin e inceneratorëve, që para se të bëjë gjithë këtë show SPAK i është kërkuar që në krye të herës, kur u shpall një aferë korruptive dhe drejtuesit u shpallën në kërkim,  që të paktën të ndalohej pagesa për inceneratorin e Tiranës. Ne paguajmë një shumë prej 70 mijë eurosh në ditë dhe aty nuk bëhet incerim, dhe kompania është e përfshirë në korrupsion. Në këtë rast SPAK nuk niset nga interesi qytetar, që është pikërisht nga ndalimi i këtyre pagesave që po na kushtojnë sa çimet e kokës, por i ka sytë nga kryeministri. Nëse kryeministri jep një shenjë se dikush duhet këputur, SPAK vihet në veprim. Edhe sikur SPAK të kishte të gjitha provat, pas deklarimit të kryeministrit, një prokuror do të thoshte prit pak, sa të kalojë ca kohë që të mos duket se jemi thjeshtë nën komandë të kryeministrit. Për mua është totalisht një veprim politik. Unë kam pasur bindjen se inceneratorët nuk është një vepër e një individi, por një aferë qeveritare’, tha Armand Shkullaku gjatë ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: