Nënkryetarja e LSDM-së, Radmila Sheqerinska është e ftuar në ‘24 vesti’ ku tregon tmerrin e përjetuar mbrëmë, ku një prej protestuesve e kapi prej flokësh.

Ligjënësja maqedonase tregoi tmerrin që kishte parë me sy gjatë kohës kur Ziadin Sela po luftonte me jetën. Ajo pohoi se kishte përjetuar dhimbje të mëdha në kokë, nga dhuna dhe se kishte lënduar dhe qafën.

Radmilla Sheqerinska, deputetja qe u dhunua
Radmilla Sheqerinska, deputetja qe u dhunua

Radmilla Sheqerinska tha se nuk është mërzitur shumë për dhunën por që po se prisnin të ekzekutoheshin nga huliganët. “Huliganët ishin të përgatitur për të mbytur dhe vrarë, në listë kishin 7 deri në 8 deputetë por fal Zotit ne shpëtuam” deklaroi Sheqerinska.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb