MAQEDONI-Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në Shkup, kur dajli 41 vjeçar ka sulmuar dhe therur me thikë babain e tij 65 vjeçar.
Ngjarja ka ndodhur në një familje në Shkup, ndërsa policia nuk ka zbardhur ende identitetin e tyre.

Sipas policisë, pas një zënke verbale, djali i nervozuar nga babai, ka thyer dyert e shtëpisë dhe më pas ka sulmuar me thikë babain e tij, duke i shkaktuar plagë, si prerje në buzë dhe pjesë tjera të trupit, raporton Ina.

Pas ngjarjes, sulmuesi është arratisur, ndërsa policia është në kërkim të tij. MPB ka theksuar se do të ngrejë kallëzim penal kundër dhunuesit.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: