SHKUP-Ministria e Brendshme e Maqedonisë ka identifikuar sot dy nga viktimat e sulmit të armatosur të fundjavës në Kumanovë. MPB bën me dije se mes viktimave janë edhe Mirsad Ndrecaj dhe Beg Rizaj.

Sipas Ministrisë së Brendshme Ndrecaj dhe Rizaj u gjetën mes 14 të vrarëve. Ndërkohë në Maqedoni është mbledhur sot parlamenti dhe janë propozuar ministrat. Gruevski ka propozuar dy emra. Në seancën parlamentare marrin pjesë edhe BDI dhe PDSH.

(a.n/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb