MAQEDONI- Një incident ka ndodhur sot në mbrëmje në Nerez të Shkupit, ku dy grupe janë përleshur fizikisht me njëri-tjetrin dhe një person është qëlluar me thikë.

Përleshja ishte masive dhe është përshkallëzuar, duke u përdorur edhe armë. Policia më pas ka mbërritur në vendin e ngjarjes, ku paraprakisht mësohet se janë arrestuar pesë persona.

Siç mësohet njëri nga të arrestuarit ka poseduar edhe armë zjarri, me të cilën ka tentuar të qëllojë. Deri tani nuk jepen detaje lidhur me shkaqet e këtij incidenti të dhunshëm që ishte nxitur në një pikë për pritjen e autobusëve urban në këtë lagje që gjendet pranë bulevardit “Aradhat partizane” në Shkup.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: