Të premten e kaluar takuam në Shkup Isakun, i cili numëron minutat e fundit. Sëmundja e kancerit po e gërryen. Fëmijët i qajnë natë e ditë tek koka. Meraku i tij, para se te mbylle sytë përgjithmonë t’u lere një shtëpi. “Po jua lë fëmijët amanet”. “Jam shumë i sëmurë me tumor, i bëj thirrje Elvis Naçit të më ndihmojë, i lë amanet tre fëmijët e mi. Ditë pas ditë më keq po bëhem, ju lutem më ndihmoni. Amanet i lë fëmijët, sidomos të voglin. Nuk dua të shkoj me sytë çelë po i lë fëmijët pa shtëpi pa strehë. Zoti Elvis të lutem, mos mi ler fëmijët ne mes të udhëve. Ju lutem! thotë me vështirësi Isaku teksa dhimbja e ka mposhtur plotësisht.

“Shqiptarët për shqiptart” ia plotësuan dëshirën Isakut i cili po përkeqësohet dita ditës. Sidriti udhëtoi me stafin për të takuar Isakun.

Fëmijët e Isakut: ne e ndihmojmë babin, por ndihemi shumë keq. I them babit dua të shërohesh. Tre fëmijë kuptojnë që babi i tyre do largohet një ditë.

Sidrit Bejleri: Ai po le tre jetima. Ai i tha Elvisit po të lë amanet fëmijët! Shpejtuam urgjentisht ta ndihmonim Isakun, morëm kontakt me miqtë tanë. Veprar shpejt se nuk e dinim si do të agravonte situata.

Isakun e gjejmë në banesë me dhimbje duke rënkuar. Lotët nuk i mban dot…

Isaku: Do më falni të shtrihem, nuk mund të rri dot kështu…

Sidriti: Isak unë erdha për të të parë, Elvisi kërkon ndjesë ka shkuar në një udhëtim edhe pse ai kishte shumë dëshirë për të të takuar. Duhet të kësh durim. Ke hall dhe merak

Isaku: Janë sprovat e Zotit…dua ti shpëtoj këta fëmijë nga qiraja e banesës, është vështirë për këta, kam jetuar për vite me radhë me qira. Vajza është 10 vjeç, djali Arjani është 5 vjeç ndërsa vajza tjetër është 8 vjeç.

Sidriti: Na ke parë që flasim në emision, këtu më është lidhur gjuha, dhimbjet nuk mund ti heq, unë jam prind vetë, ke merak që fëmija të jetë mirë.

Isaku: Dua ti lë fëmijët rrugëve, me qira…

Sidriti: Rasti yt i ka prekur jo pak shqiptarët, por koha nuk priste. Ti na le një amanet të madh, dhimbjet nuk të lënë. Interesi ka qenë i madh nga shqiptarët. Kjo shtëpi është me qira. Zemra jote do që të kenë çati për mbi krye dhe dysheme. Ne rrugën e kemi bërë. Nëse ti ke forcë të vishesh, kemi qejf të dalim këtu afër. Ke force të dalësh me ne afër?
Isaku: në spital kam qenë së fundmi, kam muaj pa dalë për shëtitje.

Sidriti i tregon Isakut dhe familjes së tij shtëpinë e re

Sidriti: Pas gjithë rënkimeve dhe vuajtjeve. Ai zëri yt u çua aq lartë aq fuqishëm, shqiptarët u bashkuan bashkë. Unë si përfaqësuesi i tyre dhe përmes fondacionit Firdeus, ju them se keni hyrë në shtëpinë tuaj.

Isaku: Faleminderit shumë gjithë shqiptarëve që kanë marrë pjesë në këtë mision humanitar. Ju jeni shkaku që unë u bëra më shtëpi. Faleminderit!
Elvisi në studio tha se Isaku e meriton këtë shtëpi “as unë nuk e kam këtë shtëpi. Sidriti nuk e përqafoi dot se ai ka shumë dhimbje, kjo shtëpi është e bukur shumë. Ne i urojmë që ai të shërohet, edhe pse risku është shumë i madh. Trojet shqiptare ishin të gjithë bashkë”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb