SHKUP- Rikthehen sërish protestat në Maqedoni, në shenjë kundërshtie për vendimin e presidentit Gjorgje Ivanov për të falur politikanët që janë nën hetime.

Tubimi, i cili do të nis në orën 18:00 ka hyrë në javën e tretë të tij. Protestuesit vazhdojnë të kërkojnë tërheqjen e atij vendimi për falje të Ivanovit, edhe shtyrjen e zgjedhjeve që janë caktuar për 5 qershor, sepse sipas tyre nuk janë plotësuar kushtet për mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe demokratike.

Sakaq, protesta pritet të mbahen edhe në qytetet tjera të vendit.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: