Skuadra shqiptare e Shkupit e cila luan në kampionatin maqedonas nuk ka shkuar më shumë se një barazim 0-0 në ndeshjen e kthimit të luajtur në shtëpi kundër Rangers.

Në këtë mënyrë si pasojë e humbjes 2-0 në sfidën e parë ata eliminohen në turin e parë të “Europa League”, ndërsa në fazën tjetër shkojnë skocezët.

Në sfidën e sotme të luajtur në 17:55 Shkupi pati mbështetjen e zjarrtë të tifozërisë, por gjithsesi nuk mjaftoi për të vijuar aventurën në Europë. Kujtojmë që kjo ishte hera e parë që kjo skuadër luan në kompeticionet e kontinentit të ‘vjetër’.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb