Policia në Ohër ka ngritur aktakuzë ndaj një 47-vjeçari nga Shkupi, i cili dyshohet për kryerjen e 17 veprave penale “vjedhje të rënda” dhe “vjedhje”.

Siç njoftojnë nga MPB, i dyshuari së bashku me dy persona tjerë, në periudhën qershor-tetor 2019, në hapësirat për parking në Ohër, lagje dhe plazh, me mjete të forta i ka thyer xhamet e makinave dhe ka marrë mjete të vlefshme, dokumente personale dhe para.

Prokuroria thotë se të dyshuarit kanë arritur të përvetësojnë nga vjedhjet një shumë prej 510 mijë denarë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb